“Ne do t’i marrim shumë seriozisht shqetësimet e sigurisë së Turqisë dhe, si anëtare e NATO-s, do të garantojmë sigurinë për të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë”, tha ministri i Jashtëm suedez.
Suedia dëshiron të bëjë përparim konstruktiv në bisedimet me Turqinë mbi kundërshtimet e Turqisë ndaj aplikimit të vendit skandinav për t’u anëtarësuar në NATO, tha sot Ministri i Jashtëm An Linde.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë ndaj Turqisë, por tani përballen me kundërshtimin e Turqisë, e cila akuzon vendet nordike për strehim dhe mbështetje të militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja i konsideron terroriste, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.