Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi (FoHM), tha se disa kufizime të COVID-19 do të lehtësohen për qytetarët të cilët janë vaksinuar.
Njerëzit e moshuar që janë injektuar me vaksinën e tyre të parë, mund të shoqërohen me njerëz jashtë rrethit të tyre të ngushtë tre javës pas marrjes së vaksinës.
“Ndryshimet gjithashtu do të përfshijnë lejimin e njerëzve të vaksinuar që të kalojnë kohë me fëmijë dhe nipër e mbesa brenda duke mos mbajtur distancë, me kusht që të njëjtit nuk kanë simptoma”, thuhet në vendim.
Suedia deri më tani ka regjistruar 900 mijë raste me koronavirus dhe 13 mijë viktima.