Suedia do të lejojë NATO-n të vendosë trupa në territorin e saj edhe para se të bashkohet zyrtarisht me aleancën, thanë sot kryeministri Ulf Kristerson dhe ministri i Mbrojtjes Pal Jonsson.
Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar për shkak të sulmit rus në Ukrainë, por Turqia dhe Hungaria vonuan pranimin e saj, raporton Reuters.
“Qeveria ka vendosur që forcat e armatosura suedeze mund të kryejnë përgatitje me NATO-n dhe vendet anëtare për të mundësuar operacione të përbashkëta në të ardhmen. Përgatitjet mund të konsistojnë në vendosjen e afatshkurtër të pajisjeve dhe personelit të huaj në territorin suedez. Ky vendim i dërgon një sinjal të qartë Rusisë. dhe forcon mbrojtjen e Suedisë”, thanë Christerson dhe Jonsson për mediat suedeze, transmeton Fol Drejt.