Suedia njoftoi në shkurt se do të dërgonte pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë 5000 copë armë antitank, helmeta dhe parzmore, dhe në mars njoftoi se do të dërgonte edhe 5000 pjesë të tjera armë antitank.
Suedia do të ofrojë më shumë ndihmë ekonomike dhe më shumë pajisje ushtarake për Ukrainën, njoftuan sot ministrat e Mbrojtjes Peter Hultqvist dhe Ministri i Financave Mikael Damberg.
Hultqvist dhe Damberg thanë në konferencën për shtyp se pajisjet ushtarake do të përfshijnë raketa kundër anijeve, pushkë dhe më shumë armë antitank, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.