Kryenegociatori suedez në procesin e anëtarësimit në NATO, Oskar Stenström tha se Turqia ka konfirmuar se Suedia dhe Finlanda kanë ndërmarrë hapa konkretë për të përmbushur kërkesat e Ankarasë në lidhje me përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Aleancë dhe se të tre vendet do të mbajnë përsëri takime.
“Ne pamë që Turqia e kuptoi se Suedia dhe Finlanda ndërmorën hapa konkretë në këtë marrëveshje, që është një shenjë e mirë”, tha Stenström në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s, raportoi Reuters.
Ai theksoi se të tre vendet do të zhvillojnë takime të reja, por nuk specifikoi datën./FolDrejt/