Autoritetet suedeze kanë filluar hetime pas raportit se javën e kaluar dronët janë parë duke fluturuar mbi 2 termocentrale bërthamore në bregun e Detit Baltik të vendit, transmeton Fol Drejt.
Policia dje bëri të ditur se kanë nisur hetimet paraprake, duke shtuar se hetimet po kryhen në nivel lokal nga hetuesit, por se janë të koordinuara në nivel kombëtar nga Departamenti operacional kombëtar i policisë suedeze. Policia nuk ka të dyshuar.
Të premten vonë, policia u alarmua për dronët, por humbi gjurmët e avionit pa pilot. Mediat suedeze raportuan se dronët ishin mjaft të mëdhenj për t’i bërë ballë erës që po frynte mbi zonë.
Suedia ka 3 termocentrale bërthamore: centralin Forsmark që ndodhet në veri të Stokholmit, Oscarshamn në pjesën juglindore të vendit dhe Ringhals, më i madhi prej tyre. Raportet lidhur me dronin lidhen me dy të parat.
Në vitin 2019, reaktori Ringhals 2 në jugperëndim të Suedisë u mbyll përgjithmonë ndërsa operatorët potencuan mungesën e përfitimit dhe rritjen e kostos së mirëmbajtjes.
Po ashtu, ka dy objekte të çmontuara të energjisë bërthamore, Barseback, e cila ndodhet në rrugën e ngushtë ujore midis Suedisë dhe Danimarkës dhe Agesta, në jug të kryeqytetit suedez.