Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane njoftoi sot se Policia Federale Gjermane “përfundoi pjesën e saj të hetimit për aktin e supozuar të sabotimit në tubacionet e gazit Nord Stream dhe dorëzoi gjetjet e saj”.
Suedia ka hedhur poshtë planet për një hetim të përbashkët me Danimarkën dhe Gjermaninë për shpërthimet e fundit në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, raportoi sot e përjavshmja Der Spiegel, duke cituar burime gjermane të sigurisë.
Suedia ka vendosur që nuk mund të ndajë gjetjet e hetimit të saj me vendet e tjera për arsye sigurie, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.