Suedia ka aktivizuar fazën e parë të një plani me tre faza për furnizimet emergjente me gaz në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.
Agjencia Suedeze e Energjisë njoftoi sot se ka aktivizuar fazën e parë të një plani me tre faza për furnizim urgjent me gaz në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, në mënyrë që të përgatitet për ndërprerje të mundshme në furnizimin me gaz natyror nga Rusia, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ky veprim erdhi pasi Danimarka fqinje, e cila furnizon Suedinë me gaz nëpërmjet një tubacioni, lëshoi një paralajmërim të ngjashëm të hënën, sipas informacionit./FolDrejt/