Ligji i ri për terrorizmin, i cili u miratua nga Parlamenti suedez më 31 maj, do të hyjë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas lajmit të agjencisë suedeze të lajmeve, TT, ligji i ri do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas ligjit, përpjekjet për të dëmtuar një vend me qëllim terrorizmi dhe për të kryer një krim të qëllimshëm mund të konsiderohen si krim terrorist.
Gjithashtu është rritur nga 6 në 7 vjet dënimi maksimal me burgim i një personi që vërtetohet se ka kryer një vepër duke qenë pjesëtar aktiv i një organizate terroriste.
Do të hiqet parashkrimi i krimeve të thjeshta terroriste.
Krime të tilla si financimi i terrorizmit, thirrja për të prishur rendin publik, rekrutimi në organizata terroriste dhe ofrimi i trajnimit terrorist mund të dënohen me 1 deri në 6 vjet burg. Krimet në fjalë më parë dënoheshin me 6 muaj burg.
Gjykatat suedeze do të jenë në gjendje të gjykojnë dhe të vendosin për të gjitha krimet, pavarësisht se kush e ka kryer krimin dhe ku është kryer.
Në një deklaratë të bërë nga Agjencia Suedeze e Inteligjencës, thuhet se dënimet e shtuara në ligjin e ri janë një vlerë sinjalizuese për kriminelët.
Në deklaratë theksohet se vendi nuk duhet të jetë strehë për dhunën dhe ekstremistët.
Parlamenti suedez miratoi ligjin e ri për terrorizmin më 31 maj, i cili parashikon një rritje të dënimeve për krimet terroriste./FolDrejt/