Mbretëria e Suedisë ka dhënë pothuajse 19.2 milionë dollarë ndihmë shtesë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës, me fondet që do të përdoren për të forcuar potencialin ushtarak të vendit, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Suedia ka ndarë afër 19.2 milionë dollarë (200 milionë krona suedeze) për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës”, thuhet në raport.
Fondet do t’i transferohen Fondit Ndërkombëtar të Mbështetjes për Ukrainën, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të përdoren për të forcuar potencialin ushtarak të Ukrainës.
“Liria dhe pavarësia e popullit ukrainas është një parakusht për një Evropë të sigurt”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.
“Suedia është krenare që mbështet miqtë tanë ukrainas. Kjo është e rëndësishme për Ukrainën, për Evropën dhe për botën në tërësi. Gëzuar Krishtlindjet, të dashur miq! Këtë vit, ne në Ambasadën e Suedisë ju urojmë të vetmen gjë – që paqj të mbretërojë në Ukrainë. Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Ambasada e Suedisë në Ukrainë. /FolDrejt/