Ndihma ushtarake është paketa e tretë që Suedia i ka ofruar Ukrainës që nga sulmi rus në shkurt.
Suedia dhe vendet e tjera evropiane duhet të jenë të gatshme për mbështetje të vazhdueshme dhe dërgesa armësh në Ukrainë, sepse ajo po përballet me një konflikt afatgjatë me Rusinë, tha sot ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultkvist.
Suedia po kërkon anëtarësimin në NATO sepse konflikti në Ukrainë po ndryshon peizazhin e sigurisë së Skandinavisë dhe dje ajo njoftoi se do të dërgonte ndihmë ekonomike dhe pajisje ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë raketa kundër anijeve, pushkë dhe armë antitank, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.