Policia kombëtare e Suedisë ka hapur një hetim për rrjedhjet nga tubacionet Nord Stream, çështje që aktualisht është duke u shqyrtuar nga Prokuroria Publike.
Sipas CNN në raportin e paraqitur thuhet se është bërë një shkelje, por nuk janë dhënë më shumë detaje.
Autoritetet suedeze paralajmëruan të martën për rrjedhje në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të cilat kalojnë nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.
Ato kanë qenë pika kryesore në luftën energjetike midis Evropës dhe Rusisë, që prej disa kohësh.
Disa liderë evropianë kanë përmendur shqetësimet për shkakun e rrjedhjeve, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke iu referuar rrjedhjeve të tubacionit si “veprim sabotues”.
Ndërkohë, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se incidenti mendohet të jetë i qëllimshëm./tch/