Suedia planifikon t’i bëjë të qartë thotë NATO-s se nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në territorin e saj.
Vendi nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në tokën e tij kur të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, bëri me dije ministri i jashtëm suedez, transmeton Fol Drejt.
Suedia, së bashku me fqinjin e saj nordik Finlandën, aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të këtij viti dhe aktualisht po merr pjesë në negociatat përfundimtare.
Në fillim të këtij muaji, komandanti suprem i Suedisë rekomandoi që qeveria të mos vendosë asnjë vijë të kuqe si për shembull insistimi kundër bazave të përhershme të aleancës ose armëve bërthamore në tokën suedeze.
Por në një intervistë sot, ministri i jashtëm Tobias Billstrom tha se vendi i tij nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e tij.
“Është ende qëndrimi afatgjatë i Partisë së Moderuar”, i tha ai agjencisë së lajmeve TT. “Asnjëherë nuk kemi pasur qëllim që të ndryshojmë kushtet për aplikimin e dorëzuar nga qeveria e kaluar”, shtoi ministri./FolDrejt/