Suedia njoftoi sot se do të punojë në forcimin e ligjit për anëtarësimin në organizata terroriste, pas një marrëveshjeje të përbashkët me Turqinë për luftimin e terrorizmit, me qëllim tejkalimin e kundërshtimeve turke për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Ministri suedez i Drejtësisë Gunnar Stromer e përshkroi ligjin e ri, të cilin qeveria suedeze shpreson të miratohet në qershor, si “kriminalizimi i gjerë” që do t’u jepte autoriteteve kompetenca shumë më të gjera për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që dyshohen se kanë ndihmuar organizatat terroriste, qoftë financiarisht apo nga mjete të tjera, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Deri më tani, ka qenë e vështirë për të ndjekur penalisht njerëzit nëse veprimet mund të lidhen me një akt të caktuar terrorist,” tha Stromer, duke shtuar se ligji i ri do të mbulonte të gjitha format e pjesëmarrjes në terrorizëm./FolDrejt/