Siç tha më parë kryeministri suedez Ulf Kristerson, kjo paketë e ndihmës ushtarake për Ukrainën është më e madhja që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës – më e madhe se të gjitha paketat e mëparshme së bashku.
Parlamenti suedez miratoi sot dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë me vlerë 287 milionë dollarë, raporton “Pravda” ukrainase, transmeton Fol Drejt.
Paketa e ndihmës përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, municione, automjete të blinduara, pajisje personale, duke përfshirë komplete dimërore të veshjeve dhe mbrojtjes së trupit, pajisje synimi, tenda dhe rrjeta kamuflazhi./FolDrejt/