Rrjedhjet në tubacionet Nord Stream para më se tri javësh, duket se nuk janë më të dukshme, sipas pretendimeve të Rojës Bregdetare Suedeze.
Siç thuhet në deklaratën e Stokholmit, patrullat e rojes bregdetare kanë konfirmuar se rrjedhjet nga tubacionet nuk janë më të dukshme në sipërfaqen e detit në Zonën Ekonomike të Suedisë.
Kujtojmë se me 26 shtator u zbuluan katër çarje në Nord Stream, që dyshohet të kenë ardhur si rezultat i sabotimeve./FolDrejt/