Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde tha se këtë vit shpreson që Suedia me Finlandën të bëhen anëtare të NATO-s në të njëjtën kohë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për agjencinë zyrtare suedeze të lajmeve TT lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, Linde tha: “Shpresoj që para vitit 2023 Suedia të bëhet anëtare e NATO-s në të njëjtën kohë me Finlandën”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Linde foli për bisedimet e NATO-s që vazhdojnë mes Turqise dhe Suedisë. “Qeveria turke duhet të paraqesë në Parlamentin e tyre aplikimin tonë për anëtarësim në NATO. Ata thonë se duan të shohin rezultatet e zbatimit të Memorandumit Trepalësh që nënshkruam në Madrid dhe se problemi kryesor është lufta kundër terrorizmit dhe ne po punojmë mbi këtë. Turqia ofron kërkesa për ekstradim. Ne ekstradimet i trajtojmë në përputhje me legjislacionin tonë dhe konventën evropiane”, tha ajo.
Sipas saj, miratimi i Turqise për anëtarësimin e Suedisë në NATO është brenda mundësisë që ajo të zgjatet deri në verën e ardhshme. “Kjo është një mundësi që duhet të përfshihet në përllogaritje. Për këtë arsye janë shumë të rëndësishme garancitë e sigurisë që kemi marrë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, vendet skandinave dhe disa vende të tjera”, deklaroi Linde.
Lidhur me mendimet se Turqia është më në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, Linde theksoi se Finlanda nuk do të dëshirojë të hyjë në NATO vetëm, se ajo do të dëshirojë të hyjë në NATO në të njëjtën kohë me Suedinë dhe beson se kjo do të jetë në këtë mënyrë.
Në Samitin e NATO-s në Madrid më 28 qershor, Turqia nënshkroi memorandum trepalësh me Finlandën dhe Suedinë. Takimi i parë i Mekanizmit të Përhershëm të Përbashkët të formuar në kuadër të memorandumit, u mbajt në qytetin Vantaa të Finlandës më 26 gusht.
Më 5-6 tetor një delegacion nga Ministria e Brendshme e Suedisë zhvilloi takim me zyrtarë të Ministrisë turke të Drejtësisë në Ankara./FolDrejt/