Pavarësisht angazhimeve të mëdha nga Holanda dhe Danimarka, Suedia nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, ka thënë kryeministri i saj, raporton Sky News.
“Ne nuk përjashtojmë asgjë në të ardhmen,” tha Ulf Kristersson për kanalin TV4.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur ata edhe me avionë. Por tani për tani nuk ka angazhime të reja për të ofruar avion suedez në Ukrainë.”
Ukraina mund të merrte deri në 61 avionë nga danezët dhe holandezët, dhe kishte shpresa se angazhimet e tyre do të çonin në daljen e vendeve të tjera me kontributet e tyre të avionëve, megjithëse deri më tani nuk ka ndodhur.