Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, tha se Turqia ka të drejtë të mbrojë veten e saj kundër terrorizmit.
Billström mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Moldavinë e cila u mbajt në kryeqytetin e Francës, Paris, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë për gazetën e vendit të tij Expressen, ai foli rreth “Operacionit Ajror Kthetra-Shpata” të cilin Turqia e ka filluar për t’i dhënë fund terrorizmit në veri të Sirisë dhe Irakut.
“Turqia është një vend i ekspozuar ndaj sulmit terrorist dhe shtetet që mbesin të ekspozuar ndaj sulmit terrorist kanë të drejtën të mbrojnë veten e tyre”, deklaroi Billström.
Duke theksuar se Turqia mund ta mbrojë veten e saj nga terrorizmi, Billström tha se duhet të shmangen humbjet civile./FolDrejt/