Lufta në Ukrainë e bëri atë vend importuesin e tretë më të madh të armëve në botë në vitin 2022, pasi ai konflikt çoi në një fluks të konsiderueshëm ndihme ushtarake në Kiev nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, njoftoi qendra kërkimore suedeze (SIPRI).
Në atë raport, thuhej se nga viti 1991, nga fitimi i pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, deri në fund të vitit 2021, Ukraina importoi disa kontigjente të rëndësishme armësh, raportoi AP.
Megjithatë, sulmi i Rusisë më 24 shkurt të vitit të kaluar e ndryshoi atë në një masë të madhe, dhe vetëm India dhe Katari, të cilat rritën në mënyrë dramatike blerjet e armëve gjatë dekadës së fundit, importuan më shumë armë këtë vit, sipas SIPRI në një raport mbi tregtinë botërore të armëve./FolDrejt/