Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komunën e Suharekës ta lirojë nga masa e karantinimit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një njoftimi në Facebook.
“Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantinë. Natyrisht rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen”.
“Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Muharremajt.