Një nxënës, 16 vjeç, i shkollës fillore “Migjeni” në Gjinovc të Suharekës, të shtunën, është intervistuar e më pas liruar nga policia me urdhër të prokurorit, për shkak se në ambientet e institucionit arsimor, ku vijon mësimet, ka ekspozuar pistoletë me kalibër 6.35.
Sipas policisë, i riu, E.N. është endur nëpër ambientet e shkollës me këtë armë në brez, i cili me këtë veprim ka shtyrë bashkëmoshatarët e tij ta njoftojnë drejtorinë, e cila më pas ka lajmëruar forcat e rendit për t’u marrë me të.
E.N., në polici, ka deklaruar se armën ia kanë dhënë shokët e tij, jashtë shkollës. Ky nxënës njihet si problematik, ka përsëritur vitin dhe ka mungesa në orët mësimore.
Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit është duke shqyrtuar mundësinë që E.N. ta transferojë në një shkollë tjetër, 4 kilometra larg “Migjenit”.