Një mjet i pashpërthyer, konkretisht granatë dore është gjetur në fshatin Bllacë të Suharekës.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë rrënimit të një shtëpie kishte hasur në një mjet të pashpërthyer – granatë dore.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes./FolDrejt/