Në Suharekë është raportuar një rast i cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhërin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.