Një incident zjarri është shënuar në komunën e Suharekës, teksa ankuesi mashkull ka raportuar se na rrethana të panjohura, kulmi i shtëpisë së tij dhe garazhi i tij janë përfshirë nga flakët.
Rasti ka ndodhur në fshatin Nepërbisht të Suharekës, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se janë shkaktuar dëme materiale./FolDrejt/