Një person ka përfunduar në arrest pas dyshimeve se ka shkaktuar dhunë familjare në vazhdimësi.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se është vetë bashkëshortja që e ka bërë raportimin në polici dhe po e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./FolDrejt/