Policia e kosovës ka raportuar për një rast vjedhjeje në Suharekë.
Fol Drejt nga raporti 24 orësh i policisë kupton se në shtëpinë e një personi është raportuar se janë vjedhur stoli ari, para e një orë dore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një ore dore. Rasti nën hetime.”, thekson policia./FolDrejt/