Një këmbësore është goditur nga një veturë në komunën e Suharekës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123”, rreth orës 13:06 të ditës së djeshme.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.