Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënësi 16 vjeçar në Suharekë i është sekuestruar një armë.
Siç njofton Polica, nxënësi armën e kishte ekspozuar gjatë orës së mësimit, transmeton Telegrafi.
“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez. Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator. E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”, njofton Policia.
Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”