Disa persona kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e raportuesit të rastit në Policinë e Kosovës, në Suharekë.
Rasti u raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:30, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 6 orë dore, 250 euro dhe një pistoletë për të cilën posedonte leje përkatëse babai i tij”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/