Një person ka përfunduar në spitalin e Prizrenit pasi që i njëjti ka plagosur veten gjatë manovrimit me një revole, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, mbrëmë, rreth orës 23:30.
Siç njofton policia, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë.
Rasti në procedurë hetimore.