Para pak çastesh ka mbajtur një konferencë për media Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, duke i dënuar puçistët dhe gjithë ata që ndodhen pas tyre, kurse potencuan zëshëm se kreu i muslimanëve në Maqedoninë e Veriut mbetet Reisi Sulejamn Rexhepi, informon foldrejt.com.
“Gjithçka çfarë është diskutuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit, nuk mund ti përmendim të gjithë, është një dhe nuk e ka dëshiruar asnjëherë të ndodhë këtë skandal. Siç thotë një fjalë e urtë, e keqja mund të ndodh shpejt dhe mund të leje pasoja fatale; e mira ndërtohet ngadalë dhe mund të prishet shpejt. Ky shtet është shtet policor dhe këtu funksionon vetëm pushteti ekzekutiv dhe nuk as pushtet legjislativ, as prokurori të pavarur dhe s’ka asnjë send të pavarur. Ne nga ky shtet policor kërkojmë që kjo rrënjësisht të ndryshohet. Por do shikoni nesër se sa fuqi kemi ne si institucion fetar,” tha fillimisht Rexhepi me plot emocione, informon foldrejt.com.
Më tutje nuk do kemi mundësi të japim kontributet si kemi dhënë si më përpara. Pasi strukturat e BFI me raportet e shtetit janë thuajse zero. Në vend që të ruhet qetësia në këto momente, që të ndihmojmë klasën e pushtetit, po ndodh e kundërta.
“Shqetësimet tona janë shumë të mëdha. Kur nuk ka shteti juridik, ndodh anarkia. Them si teolog se liri pa kufi nuk ka, pasi kjo është anarki. Dua ta artikuloj edhe një të dhënë se në mbledhjen e rijasetit u vendos se në rast se nuk reagojnë tani partitë politike (shqiptare) atëherë ne do dalim publikisht për të mos votuar asnjë parti dhe ne do kyqemi direkt në propagandën parazgjedhore. Të gjithë jemi një dhe një jemi për të gjithë. Nuk i frikësohemi askujt,” tha më tej Rexhepi.