Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, konfirmoi se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës janë të hapura, pavarësisht luftës në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar publikisht ndonjë bisedë midis Sullivan dhe një zyrtari të lartë rus që nga marsi, kur këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA foli me Patrushev.
Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, Sullivan tha se është në interesin e SHBA-së të mbajë kontakte me Kremlinin, duke theksuar se zyrtarët amerikanë “janë të vetëdijshëm se me kë kanë të bëjnë”, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.