Në kohën kur bota ka sytë nga tensionimi i situatës në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe SHBA, një sulm i rëndë ajror ka ndodhur në Libi, ku forcat e gjeneralit puçist Khalifa Haftar, kanë gjuajtur një predhë në Tripoli duke lënë të vdekur 30 persona dhe plagour 33 të tjerë, shkruan SABAH, përcjell foldrejt.com.
Sulmi ka ndodhur në jug të Tripolit në shkollën ushtarake, në tentativë për të rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Fayez al Sarraj. Ky i fundit ka përkrahje logjistike nga Turqia, kurse Haftar mbështetet nga Emiratet, Arabia Saudite, Egjipti dhe Rusia./Foldrejt.com