Sipas informacioneve paraprake, dy dronë u përfshinë në sulmin në magazinat e naftës në Sevastopol, tha guvernatori Mihail Razvozayev.
Ai ka deklaruar se në sulm janë djegur katër tanke, raporton RIA Novosti.
Zjarri që ka shpërthyer praktikisht është lokalizuar, tanket e padëmtuara janë mbrojtur nga zjarri dhe janë ftohur, tha Razvozajev.
Ai më herët tha se zjarri ka përfshirë rreth 1000 metra katrorë dhe se nuk ka viktima./FolDrejt/