Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo të Norvegjisë, nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas policisë një i dyshuar ishte arrestuar pas të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 1:00 të mëngjesit në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Policia raportoi dy të vdekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë, shkruan France24, transmeton Klankosova.tv.
“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.
Megjithatë, numrat e policisë ishin përforcuar në kryeqytet për t’u marrë me incidente të tjera, shtoi ai, pa dashur të specifikojë nëse ishte një akt terrorist.
Policia ka marrë raportet e para në orën 1:14 të mëngjesit dhe i dyshuari është arrestuar pesë minuta më vonë, tha ai.