Një ish-nxënëse përdori një thikë për të plagosur një nxënës (15) dhe një mësues (43) të cilët u përpoqën ta ndalonin në shkollën e mesme private Ruđer Bošković në Beograd, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Sipas informacioneve të marra nga portali telegraf.rs, bëhet fjalë për një nxënëse të përjashtuar më parë nga ajo shkollë. Të sulmuarit nuk janë lënduar rëndë.
Sipas informacioneve fillestare, vajza ka sjellë në shkollë një thikë kuzhine. Aktualisht shkolla është evakuuar dhe të gjithë nxënësit ndodhen në oborr.
Ata kanë penguar ish-nxënësen. Nxënësja e la shkollën disa muaj më parë. Një hetim është duke u zhvilluar. /FolDrejt/