Zyrtarët ukrainas thonë se qyteti i Bakhmut në rajonin e Donetsk u godit nga një raketë ruse ditën e sotme.
Sulmi raketor shkatërroi një ndërtesë pesëkatëshe në qytet, sipas policisë rajonale të Donetsk. Një person ka mbetur i vrarë dhe një fëmijë 9-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
“Numri i saktë i viktimave është duke u shqyrtuar”, tha policia.
Bakhmut është një qendër e rëndësishme për ushtrinë ukrainase.
Është afërsisht 20 kilometra nga vijat e frontit rreth Popasna.
“Rusët nuk i ndalin bombardimet masive përgjatë gjithë vijës së frontit nga Vuhledar në Bakhmut”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.
Sulmet të martën në mëngjes kishin dëmtuar një shkollë në Bakhmut dhe disa objekte infrastrukturore, shtoi ai.
Kyrylenko tha se kishte pasur zjarr intensiv në disa vende përgjatë vijave të frontit, duke përfshirë Toretsk dhe Ocheretyn./FolDrejt/