Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar bombardimin e Kharkivit, në të cilin humbën jetën dhjetëra civilë, si një krim lufte.
Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat thërrmuese ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Zelensky duke iu referuar dëshmive të dhënë nga dëshmitarët u shpreh se sulmi ishte i qëllimshëm, pasi forcat ruse e dinin se po shënjestronin civilë.
“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktive”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas.
“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve dhe qyteteve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, shtoi ai.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në Hagë, Karim Khan, ka hapur një hetim mbi pushtimin rus pasi beson se ka “bazë të arsyeshme” për kryerjen e krimeve të luftës ose krimeve kundër njerëzimit./FolDrejt/