Energatom e quan sulmin ‘të paprecedentë’ – Vala e sulmeve ruse ndaj vendeve perëndimore
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës Energoatom denoncoi sot një sulm kibernetik të “paprecedentë” rus në faqen e saj të internetit, duke sqaruar se qasja në të nuk është ndërprerë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Më 16 gusht 2022, faqja zyrtare e Energoatom mori sulmin kibernetik më të rëndë që nga fillimi i pushtimit rus”, tha kompania ukrainase në një mesazh Telegram.
Javët e fundit, sulme kibernetike, pothuajse me siguri me origjinë nga Rusia, janë raportuar në faqen e internetit të parlamentit finlandez, në Norvegji , si dhe në Lituani./FolDrejt/