Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, është kryer një sulm i armatosur dhe me bombë ndaj një hoteli ku qëndrojnë edhe shtetas kinezë.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi është kryer ndaj hotelit kinez në rajonin Shahr-e Naw, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se sulmuesit kanë hyrë brenda në hotel dhe kanë filluar të hapin zjarr.
Në rajon janë dëgjuar shpërthimi dhe të shtëna armësh ndërsa janë dërguar shumë pjesëtarë të talebanëve.
Talebanët mbyllën të gjithë rrugën që çon në hotel.
Ende askush se ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin./FolDrejt/