Autoritetet e policisë njoftuan se 3 persona kanë humbur jetën përfshirë edhe të dyshuarin e sulmit me armë.
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në një qendër tregtare në qytetin Bend, në Oregon të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të CNN, autoritetet e policisë njoftuan se 3 persona kanë humbur jetën përfshirë edhe të dyshuarin e sulmit me armë.
Autoritetet njoftuan se agresori fillimisht ka filluar të hapë zjarr në parking dhe se është qëlluar një person i cili është dërguar në spital dhe më pas ka humbur jetën.
Më pas agresori ka vazhduar të hapë zjarr dhe ka hyrë në një dyqan dhe këtu ka vrarë edhe një person informuan autoritetet, duke konfirmuar që një person i tretë i gjendur i vdekur në dyqan mendohet të jetë agresori.
Bëhet e ditur se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen në të cilën ka dhe të plagosur./FolDrejt/