Të paktën 1 person e ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në orët e mbrëmjes në një kishë në Alabama të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Policia e Alabamas njoftoi se 3 personat u qëlluan në një sulm me armë në orën 18:00 me orën lokale brenda kishës St. Stephens Episcopal në qytetin Burmingham.
“Një nga personat e qëlluar ka humbur jetën”, njoftuan zyrtarët e policisë të cilët informuan se dy personat e tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Policia deklaroi se lidhur me sulmin është arrestuar një person./FolDrejt/