Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.
Burime bëjnë me dije se, shtetasi Qani Muça ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, Ilirjan Gavelli, rreth 50 vjeç që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.
Autori u kap nga shërbimet e policisë. /abcnews.al/