Një mjet shpërthyes i improvizuar shpërtheu në lagjen Bolivar të kryeqytetit Bogota, pranë stacionit të policisë
Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me bombë pranë një stacioni policor në Kolumbi, shkruan AA.
Një mjet shpërthyes i improvizuar shpërtheu në lagjen Bolivar të kryeqytetit Bogota, pranë stacionit të policisë.
Shpërthimi vrau një fëmijë dhe plagosi 18 persona, duke përfshirë dy oficerë policie.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano tha se bomba ishte vendosur pas stacionit të policisë.
“Ishte i kamufluar në një valixhe, ai shpërtheu me thirrje”, tha Molano.
Presidenti Ivan Duque e dënoi gjithashtu sulmin.
Autoritetet kanë njoftuar se ata që ndajnë informacione për autorët e sulmit do të marrin një shpërblim prej 80 mijë dollarësh./FolDrejt/