Policia në Indonezi tha se dy sulmues vetëvrasës dyshohet se kryen një sulm jashtë një katedraleje katolike gjatë meshës të së dielës, duke plagosur disa persona.
Zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono tha se 14 persona, që gjendeshin jashtë kësaj katedraleje, janë plagosur nga shpërthimi.
Autoritetet nuk raportuan për asnjë viktimë brenda këtij objekti të kultit.
Njësia kundër terrorizimit në Indonezi tha se ka nisur hetime për të parë se cili grup terrorist qëndron prapa këtij sulmi.