Shumë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një minibusi në Somali.
Sipas lajmeve në mediat lokale, një eksploziv i vendosur në një rrugë në rajonin e Shabelle-s Qendrore, ka shpërthyer gjatë kalimit të një minibusi me 24 pasagjerë.
Theksohet se shumë persona e kanë humbur jetën në këtë sulm.
Përgjegjësinë mbi sulmin nuk e ka marrë askush.