Një sulm me granata dore ka ndodhur në veri të vendit.
Për rastin në një konferencë për media ka folur edhe ministri Sveçla, i cili edhe ka dhënë detaje të reja për rastin, transmeton Fol Drejt.
Sveçla tha se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 07:40 minuta.
“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Ai njoftoi gjithashtu se 4 sulme kanë ndodhur në tri ditë e fundit.
“Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, u shpreh Sveçla.
“Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, sqaroi ai./FolDrejt/