Ndeshja e Kupës së Mbretit mes Real Sociedad dhe Atletiko Madrid është paraprirë nga ngjarje të dhunshme në hyrje të stadiumit “Reale Arena” ku do të luhet sfida. Pritja ka qenë e zjarrtë për skuadrën madrilene dhe situata ka degjeneruar aq sa është dashur ndërhyrja e policisë.
Në momentin kur autobusi i skuadrës së Diego Simeones i është afruar stadiumit, ai është gjendur nën një breshëri gurësh dhe sendesh që kanë vërshuar drejt tij.
Si pasojë janë kthyer disa xhama të autobusit dhe policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, Diego Simeone u shfaq në pjesën e përparme të autobusit, duke sharë e kritikuar tifozët vendas.
Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar mes lojtarëve, por kjo situatë ka krijuar një tension të jashtëzakonshëm para kësaj sfide te vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, një objektiv i të dy skuadrave.