Një shtetase e Kosovës është ankuar në polici se një koktej molotovi është hedhur në oborrin e një viktime mashkull.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:56, në Graçanicë, transmeton Fol Drejt.
Në raport thuhet se rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe se nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, teksa janë duke u kryer hetime intensive./FolDrejt/